Shteti i Victorias zbaton masa të rrepta të bllokimit për shkak të pandemisë – kufizimet pritet të zgjasin deri më 13 shtator

Shteti i Victorias në Australi ka implementuar masa të rrepta të bllokimit, për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi do të aplikojë orën policore si dhe do të ndalojë edhe të gjitha udhëtimet jashtë vendit. Këto masa parashihet të zgjasin deri më 13 shtator.

Kryeministri i vendit, Daniel Andrews, u tha qytetarëve se autoritetet duhet t’i ndërmarrin këto hapa, për të parandaluar përhapjen e gjerë të coronavirusit.

Ndërkohë, shteti i Victorias konfirmoi 671 raste brenda 24 orëve të fundit nga sëmundja e COVID-19.Victoria's state premier Daniel Andrews announces the new measures on Sunday.

Daniel Andrews

“Duhet të qëndroni në shtëpi për gjashtë javë”, u shpreh Andrews. Duke shtuar se ora policore në vend do të fillojë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Në këto masa parashihet që vetëm një person të dalë nga shtëpia, madje vetëm një herë në ditë – varësisht për arsye themelore. Banori nuk ka të drejtë të udhëtojë më shumë se 5 kilometra nga shtëpia e tij.

Ardian H

Read Previous

E konfirmon Bartomeu: Barcelona nuk e transferon Neymarin apo Lautaron në këtë verë

Read Next

Anglia shënon vetëm 5 viktima të koronavirusit në spitale