Sindikata e Infermierëve dhe Mamive protestojnë nesër, kërkojnë pagë më të lartë për ndrrimin e natës

Nesër, Sindikata e Infermierëve dhe Mamive tjerë Shëndetësor me një protestë simbolike do t’i kërkojnë Qeverisë së Kosovës rritjen e pagesës së ndrrimëve të natës.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i kësaj Sindikate, Enlirat Duraku, i cili në thotë se kërkesat e tyre nuk po merren parasysb nga ekzekutivi.

” Sinndikata e Infermierëve dhe Mamive me kohë ka parashtruar kërkesën për rritjen e pagesës për ndrrimin e natës për infermierë, Mami e Profesionistë Shëndetësor dhe tek institucionet relevante. Kjo kërkesë ka mbetur e pashqyrtuar. Tani ne jemi detyruar që ta organizojmë një protestë simbolike paqësore sepse vendi ynë po kalon periudhën e pandemisë. Protesta do të fillojë në ora dhjetë dhe do të jetë protestë simbolike”, shtoi Duraku.

Ai tha se propozimet që po bëhen në emër të komunitetit, të infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor nuk paraqesin vullnet, sepse institucionet e vendit nuk janë konsultuar me ta.

“Sinqerisht propozimet që po bëhen në emër të komunitetit infermierë, mami dhe profesionistë shëndetësor nuk paraqesin vullnetin sepse nuk jemi të konsultuar, mirpo nëse do të ishim të konsultuar secili do të jepte kontributin tij”, shtoi ai.

Shqetësimi më i madh për Durakun mbeten të infektuarit infermierë të cilët kanë mbetur pa mbështetje nga qeveria.

“Populli jonë njihet si popull human dhe është i mirëseardhur për komunitetin tonë”. Shqetësimi im më i madh janë 300 të infektuarit  infermierë që kanë mbetur pa mbështetje insitucionale”, shtoi Duraku.

Fitore H

Read Previous

“Mjafton të sundojë korrupsioni e të mos shqetësohen hajnat nga Albin Kurti!”

Read Next

Policia në Prizren mbyll 12 lokale për mosrespektim të masave Anti-Covid


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0