Sulmohen fizikisht dhe plaçkiten katër persona në Zubin Potok

Të shtunën rreth orës 15:55 në Gazivodë të Zubin Potokut, është raportuar se katër vetë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, me ç’ rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore.

Viktimave iu janë plaçkitur tre telefona celularë si dhe rreth 250 euro para kesh, njofton Klan Kosova.

“Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në Shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok dhe më pas janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë ne Jugu ku pas tretmanit mjekësor janë liruar. Deri me tani nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime nga njësitet policore”.

Fitore H

Read Previous

Gjenerali amerikan: Pse Serbia pajiset me pajime të reja ushtarake nga kush frikësohet

Read Next

Prishtinë, arrestohen 6 persona që u përfshinë në rrahje