Sylvester Stallone akoma në formë të mirë edhe në moshën 74 vjeçare

Sylvester Stallone ka pasur role të shumta filmike, ndërsa gjatë karrierës është njohur për filmat aksion, në të cilët forma fizike ka qenë e domosdoshme.

Rocky Balboa, John Rambo, Barney Ross (“The Expendables”) – janë disa nga rolet që ai i ka përsëritur ndër vite dhe gjithmonë janë pëlqyer nga fansat e tij.

Ndërsa edhe tash, kur ai është 74 vjeçar, duket si dikush që nuk është lehtë të përballesh me të për shkak të formës fizike, për të cilën vazhdon të kujdeset.

Gjatë fundjavës, Stallone është fotografuar gjatë një daljeje në Malibu me bashkëshorten tij, Jennifer Flavin, e cila është 23 vjet më e re se ai.

Aktori është shfaqur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë pa krahë që i theksonte muskujt e tij. Natyrisht se maska ishte pjesë përbërëse e imazhit të tij për t’u mbrojtur nga coronavirusi. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

Përndjekje nga e kaluara: Wayne Bridge e shet shtëpinë pasi John Terry është vendosur pranë

Read Next

Kishte simptoma të COVID-19, i mituri rezulton negativ, por familja shokohet nga ajo që nxjerr testi