Thaçi: Nuk duhet të humbim kohë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një kofnerencë për media gjatë samitit të Alpbach në Austri, ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet sa më shpejt.
Sipas tij, kjo është më mirë të ndodhë tash, sesa pas disa dekadave.

Thaçi ka vlerësuar se për të arritur deri te marrëveshja nuk është e lehtë, por që dy shtetet duhet të angazhohen për një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

“Nuk duhet të humbim kohë për marrëeshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më mirë tash se pas disa viteve, ajo gjithsesi duhet të arrihet. “As demarkacioni me Malin e Zi nuk ishte i lehtë, tri vjet kohë. Por, të gjithë në parlament kemi qenë të lumtur pas votimit të arritjes së marrëveshjes dhe e patëm përkrahjen e të gjithëve”, deklaroi Thaçi.

Kjo nuk është sekret kemi ndryshime të thella mbi pajtueshmërinë. Por kemi edhe të përbashkëta për të sjëllë marrëveshjen e paqes mes serbëve dhe kosovarëve”, tha Thaçi. /Lajmi.net/

Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk duhet ta frikësojë askënd

Në një konferencë për media pas samitit në Alpbach të Austrisë, presidenti i Kosovës ka vlerësuar se korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin.

Në konferencën e organizuar nga presidenti austriak morën pjesë edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij përmendi rëndësinë e madhe për arritjen e marrëveshje finale Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

Ai tha se pa një marrëveshje finale ndërmjet dy vendeve, as Kosova dhe as Serbia nuk do të mund të anëtarësohen në BE.

“Në këtë asekt ne kemi vështirësi në procesin e nromalizmit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi në fazën finale të procesit dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe nga shtetet e tjera, që të arrijmë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa këtë marrëveshje asnjëri shtet nuk do të bëj progress në rrugën drejt BE-së. Benificonet nëse arrihet marrëveshja janë të mëdha, jo vetëm për Kosovën dhe Serbiën, por edhe për BE-në”, tha fillimisht presidenti Thaçi.

I pari i shtetit të Kosovës e prëmendi “një zgjidhje kreative” e cila sipas tij duhet të bëjë bashkë dy shtetet, dhe të jetë e pranueshme nga Prishtina dhe Beogradi.

Thaçi edhe në këtë konferencë foli për korrigjimin e kufijve, për të cilin tha se një marrëveshje e tillë do të garantonte paqe.

“Kemi vendosur që të arrijmë një zgjidhje kreative dhe të pranueshme nga të gjithë. Jemi të bindur se kjo do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia nuk do të jenë shtetet e vetme që të korrigjojnë kufijtë”, tha Thaçi.

Gazetari

Read Previous

Si dëbohen xhindët nga shtëpia?

Read Next

Arrestohen tre vlonjatët që kundërshtuan policinë (Video)