Toni Braxton do të publikojë albumin e dhjetë në karrierë

Këngëtarja e popullarizuar, Toni Braxton, ka njoftuar se do ta publikojë albumin e dhjetë me radhë në karrierën e saj të gjatë, të titulluar “Spell My Name”.

Siç raporton Variety, ajo ka bërë të ditur se materialet e reja muzikore do të lansohen më 28 gusht.

52-vjeçarja tashmë ua ka prezantuar fansave këngën “Dance”, përmes të cilës edhe e ka paralajmëruar albumin e ri.

Kujtojmë që disa vite më parë, Braxton e kishte shqyrtuar opsionin për t’u tërhequr nga skena, mirëpo ndërroi mendje në vitin 2014 kur e publikoi albumin “Love, Marriage, Divorce”, në të cilin kishte bashkëpunuar me Babyface dhe arriti suksese të mëdha në top-listat botërore

Në skenën e muzikës, këngëtarja u paraqit në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa ka realizuar disa hite të paharrueshme, si “Unbreak My Heart”, “Breathe Again”, “He Wasn’t Man Enough” etj.

Ardian H

Read Previous

Fauci dhe Trump kundërshtojnë njëri-tjetrin për shkaktarin e përhapjes së madhe të COVID-19 në SHBA

Read Next

Zemaj paralajmëron se policët dhe inspektorët do të jenë të ashpër për ata që nuk i respektojnë masat


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0