Trembet ekonomia gjermane, vala e dytë e koronavirusit do të ishte rrënim i pariparueshëm

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane.

“Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëroi presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher në gazetën gjermane „Rheinische Post” të shtunën.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron rrezikun nga vendosja e një “lockdown-i” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven apeloi te politika që të shmanget një mbyllje e re të ekonomisë.

“Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një “lockdowni” të ri”, tha Ohoven. “Edhe nëse shpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve, nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë”, ka thënë ai.

Protesta në Berlin

Të shtunën Instituti Robert Koch njoftoi për 955 infeksione të reja. Tendenca është dukshëm në rritje, krahasuar me javët më parë. Megjithatë jo të gjithë janë dakord me vazhdimin e masave kufizuese. Në Berlin u mblodhën të shtunën disa mijëra vetë për të protestuar kundër politikës së qeverisë gjermane për pandeminë. Policia u kërkoi pjesëmarrësve të respektojnë rregullat e distancës. Një zëdhënës i policisë, i tha agjencisë së lajmeve, dpa se ishin mbledhur rreth 10.000. vetë. Një reporter i AFP-së ka bërë të ditur, se pjesëmarrësit në protestë nuk i respektuan rregullat e distancës dhe mbajtjes së maskës.

Ardian H

Read Previous

Pas Osimhen Napoli synon transferimin e Rashicës

Read Next

Meta kujton “Traktorin”


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0