Vdes gazetari nga Ferizaj Musli Berisha

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Musli Berishës, punonjës në këtë komunë, gazetar dhe shkrimtar.

Aliu ka thënë se gazetaria, letërsia me këtë humbje do të varfërohet.

“Sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, punonjësit të Komunës, shkrimtarit të veçantë e gazetarit shembull e të rrallë mes nesh, prindit shembullor, Musli Berisha. Zëri i tij karakteristik do të mbahet mend gjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës së zyrës do t’i mungoj një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull. Ferizaj, gazetaria, letërsia e tij, me këtë humbje, varfërohet. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij në paqen e pasosur”, thuhet në telegram ngushëllimin

Fitore H

Read Previous

Reagon OVL e UÇK-së pas ndalimit të Murtez Kastratit nga policia e Shqipërisë: Mos i besoni Serbisë!

Read Next

Qytetarët ia vënë flakën Parkut të Lirisë në Gjakovë