Vdesin dy persona nga koronavirusi në Kamenicë

Kanë vdekur dy persona nga koronavirusi në Kamenicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.

Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancën e duke #pastruarduart.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 107 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 23 raste aktive;
– 8 të vdekur

Ardian H

Read Previous

Policia mbylli dje 12 lokale dhe shqiptoi gjoba në vlerë prej 2600 eurove për mos respektim të masave

Read Next

MSH-ja pagoi rreth 300 mijë euro në kundërshtim me rregullat financiare për shpenzim


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0