Zemaj: Ashpërsimi i i zbatimit të masave do të vazhdojë, do ketë ndëshkime!

Mbrëmë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës ishin në terren për të parë nëse po zbatohen masat ndaj Covid-19.

Zemaj tha se pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri, teksa paralajmëron që ashpërsimi i i zbatimit të masave do të vazhdojë.

“Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!”.

Fitore H

Read Previous

Mijëra izraelitë protestojnë kundër kryeministrit Netanyahu

Read Next

Banda e drogës “ia sheh sherrin lakmisë” – rrëzohet aeroplani me 500 kilogramë kokainë, që destinacion kishte Australinë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0